Perez ka 4 emra në listë për mbrojtësin e djathtë

Futboll

Perez ka 4 emra në listë për mbrojtësin e djathtë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:27
Florentino Perez

Florentino Perez u ka kërkuar drejtuesve të Real Madrid që të hartojnë një listë me opsione për merkaton 2025.

Presidenti i klubit madrilen synon që të zëvendësojë lojtarët në fund të karrierës ose ata të cilët nuk kanë bindur me performancat e tyre.

Pozicioni më problematik në Santiago Bernabeu është mbrojtësi i djathtë. Carvajal tashmë është një veteran në futboll dhe nevojitet një ndërhyrje e shpejtë për këtë rol.

Alternativat e Los Blancos janë 4: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Pedro Porro (Tottenham), Reece James (Chelsea) dhe Malo Gusto (Chelsea). Më i favorizuari është lojtari i Liverpool.

James është një objektiv i kahershëm i Real Madrid, por problemet me dëmtimet po e pengojnë në karrierë. Ndërkohë, Malo Gusto preferohet si lojtar stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat