76 milionë euro humbje, Juventus e mbyll me minus

Futboll

76 milionë euro humbje, Juventus e mbyll me minus

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:42
Juventusi

Buxheti i Juventusit për sezonin 2023-2024 do të mbyllet me një humbje prej 176 milionë euro. Të paktën këto janë të dhënat që dolën nga raporti gjashtëmujor i Exor, kompania e Anjelit dhe Elkan që kontrollon 65.4% të klubit bardhezi.

Nga dokumentet e publikuara shihet se Juventusi e mbylli gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me një humbje prej 81 milionë eurosh. Kësaj shifre i shtohet edhe një humbje prej 95 milionë eurosh që u regjistrua në gjashtëmujorin e parë të sezonit të kaluar futbollistik.

Duke mbledhur këto dy shifra, në total bilanci i Juventusit që llogaritet deri më 30 qershor 2024 ka pësuar një humbje prej 176 milionë eurosh. Ndoshta të dhënat mund të kenë një ndryshim të vogël, por në raport me sezonet e tjera, raportet e Exor kanë rezultuar pa ndryshime të mëdha.

Bordi i Drejtorëve të Juventusit do të mblidhet në ditët në vijim për të miratuar totalisht buxhetin që u mbyll më 30 qershor 2024 dhe vetëm në atë rast do të dihen 100% të dhënat e sakta. Nëse konfirmohet kjo shifër, atëherë Juventusi do të kishte një humbje më të madhe sesa sezoni i kaluar ku e mbylli me -123 milionë euro. Gjithashtu ky është sezoni i shtatë radhazi që Juventusi del me humbje, duke alarmuar disi drejtuesit.

76 milionë euro humbje, Juventus e mbyll me minus

Buxheti i Juventusit për sezonin 2023-2024 do të mbyllet me një humbje prej 176 milionë euro. Të paktën këto janë të dhënat që dolën nga raporti gjashtëmujor i Exor, kompania e Anjelit dhe Elkan që kontrollon 65.4% të klubit bardhezi.

Nga dokumentet e publikuara shihet se Juventusi e mbylli gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me një humbje prej 81 milionë eurosh. Kësaj shifre i shtohet edhe një humbje prej 95 milionë eurosh që u regjistrua në gjashtëmujorin e parë të sezonit të kaluar futbollistik.

Duke mbledhur këto dy shifra, në total bilanci i Juventusit që llogaritet deri më 30 qershor 2024 ka pësuar një humbje prej 176 milionë eurosh. Ndoshta të dhënat mund të kenë një ndryshim të vogël, por në raport me sezonet e tjera, raportet e Exor kanë rezultuar pa ndryshime të mëdha. Bordi i Drejtorëve të Juventusit do të mblidhet në ditët në vijim për të miratuar totalisht buxhetin që u mbyll më 30 qershor 2024 dhe vetëm në atë rast do të dihen 100% të dhënat e sakta.

Nëse konfirmohet kjo shifër, atëherë Juventusi do të kishte një humbje më të madhe sesa sezoni i kaluar ku e mbylli me -123 milionë euro.

Gjithashtu ky është sezoni i shtatë radhazi që Juventusi del me humbje, duke alarmuar disi drejtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat