Media italiane për 18-vjeçarin shqiptar: Një Maldini debutoi me Arsenalin

Futboll

Media italiane për 18-vjeçarin shqiptar: Një Maldini debutoi me Arsenalin

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:47
Maldini Kacurri

Maldini Kacurri debutoi mbrëmjen e djeshme me Arsenal, që fitoi 5-1 përballë Bolton. Sigurisht që një emër i tillë nuk mund t’i shpëtonte mediave italiane.

“Arsenal, debutim për Maldinin… Kacurri: I linduri shqiptar në vitin 2005 që ka emrin e tij falë Paolos”, shkruhet në titullin e “Tuttomercato”.

Më pas shkrimi vazhdon me: “Mbrëmjen e djeshme një Maldini debutoi me Arsenalin”.

Kujtojmë se Kacurri debutoi si zëvendësues në ndeshjen e Kupës Karabao.

Mbrojtësi mori vendin e Kalafjorit në minutën e 70-të, teksa ra në sy për saktësinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat