Dëmtimi i Ter Shtegen ishte një tronditje për Barcelonën. Gardiani gjerman konsiderohej alternativë e padiskutueshme në portë, teksa tashmë po mendohet për një zëvendësues. Një lajm i mirë megjithatë është shfaqur së fundmi për katalasnit.
E vetmja anë pozitive e këtij e dëmitimi është se Barcelona do mund të regjistrojë Dani Olmon deri në fundin e këtij sezoni. Katalanasit ia dolën me vështirësi të sigurojnë regjistrimin për vitin 2024, për shkak të dëmtimit të Kristensen.
Tashmë është dëmtimi i Ter Shtegen, që i lejon klubit blaugranas diçka të tillë.
Kujtojmë se probleme të kësaj forme kanë qenë vazhdimisht të pranishme te Barça, për shkak dhe të hapësirës së pagave që lejohet në LaLiga.