Nga fusha në qeli

Futboll

Nga fusha në qeli

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 19:53
Aleksej Bugaev

Aleksej Bugaev, ish-futbollist i përfaqësueses ruse, ka përfunduar pas hekurave, pasi ish-ylli i futbollit në këtë vend është dënuar si shpërndarës droge.

Ish-mbrojtësi, i cili kulmin e karrierë se kishte kur u grumbullua me përfaqësuesen e vendit të tij në Euro 2004, bëri një karrierë modeste edhe pse luajti me klube të njohura si Lokomotiv Moska e Krasnodar. I zhdukur nga vëmendja e publikut, ai u shfaq përsëri në fundin e vitit të kaluar kur u arrestua nga policia si shpërndarës droge.

Sipas mediave ruse, Bugaev ka tentuar të shesë 500 gram metilefedrinë, një substancë e cila në të kaluarën përdorej si mjekim për fytin, por që është kthyer në një drogë të mirëfilltë nëse përzihet me substanca të tjera.

Ai ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe ka marrë dënimin me 9 vite e gjysëm burg. Nëse do të insistonte për pafajësinë dhe do të shpallej më pas fajtor, do të dënohej me 20 vite burg..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat