FC Kosova Dusseldorfi ka rritur synimet tani në Landesliga për faktin se kryesojnë renditjen me 19 pikë të mbledhura pas javës së 7-të.
Në qendër të vëmendjes është sulmuesi Fatlum Ahmeti që po shquhet me efikasitet.
Kosova mbrëmë e mposhti me rezultat 2:0 DJK Dilkrath.
Fatlum Ahmeti realizoi dy gola në minutat shtesë, 90’ +2 dhe 90’ +5.
“Fatlum Ahmeti shkëlqeu si lojtari i ndeshjes në fitoren 3:0 kundër DJK Dilkrath.
Ai shënoi dy gola vendimtarë në minutat shtesë, duke vulosur fitoren dhe duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në momentet kyçe!”, shkruan në faqen e klubit kuqezi.