Nedim Bajrami shënon për 55 sekonda, Rangers fiton në Malmo

Futboll

Nedim Bajrami shënon për 55 sekonda, Rangers fiton në Malmo

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 20:35
Nedim Bajrami

Reprezentuesi i Shqipërisë, Nedim Bajrami, po kalon formë të mirë në petkun e skuadrës skoceze Rangers. 

Rangers ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Malmos, në ndeshjen e parë të Europa League. 

Nedim Bajrami është paraqitur nga minuta e parë për Rangers-in. 

Bajrami edhe njëherë dëshmoi klasin e tij duke shënuar për 55 sekonda. 

Golin tjetër e shënoi futbollisti McCausland në minutën e 76-të.

Bajrami është zëvendësuar në minutën e 84-të, ndërsa Rangers nga Skocia kthehet me tre pikë nga qyteti suedez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat