Enes Shosholli është rizgjedhur kryetar i Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës (LVFK) në Kuvendin e mbajtur sot në Prishtinë, ku morën pjesë delegatët e 18 klubeve: Daut Geci, Muhamet Sylejmani, Agim Xhakolli, Rifat Nasufi, Berat Berisha, Adem Sylejmani, Fadil Ahmeti, Zenel Shabani, Shefki Misini, Fatmir Mehmeti, Bujar Asllani, Denis Isaja, Naser Gexha, Luan Tabaku, Edmon Cana, Burim Dumniku dhe Bujar Kelmendi, derisa mungoi Arben Zeqiri.
Ky proces zgjedhor ka rezultuar edhe me përzgjedhjen e kryesisë së re për mandatin 2024-2028. Përkrah Shoshollit, si nënkryetar është zgjedhur Avni Shala, ndërsa pjesë e kryesisë së LVFK-së janë edhe: Shyqyri Salihu, Lulzim Berisha, Jeton Osmanaj, Skender Kapra, Bujar Guta, Sylejman Selimi, Naser Bunjaku, Driton Rrahmani, Avdullah Kelmendi, Bujar Asllani, Shaban Baholli dhe Gëzim Daka.
Që nga themelimi, LVFK, me mbështetjen e plotë të FFK-së, ka organizuar një sërë aktivitetesh të suksesshme, duke përfshirë edhe kampionatin e veteranëve.
Ky kampionat është një platformë ku mblidhen ish-lojtarët më të shquar të futbollit kosovar, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në dekadat e kaluara, sidomos në kohën e rezistencës ndaj pushtuesit, teksa kanë vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe promovimin e futbollit në Kosovë.