Edhe djali i ish-sulmuesit të Interit debuton me sukses te Monza

Futboll

Edhe djali i ish-sulmuesit të Interit debuton me sukses te Monza

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:04
Kevin Martins.

Klubi i Monzës duket se po mbledh fëmijët e famshëm të futbollit italian.

Pjesë e tij prej kohësh është Daniel Maldini, i cili ka lënë shenjë me fanellën e kësaj skuadre duke shënuar rregullisht.

Sot, debutimin në ndeshje zyrtare me ekipin e parë në Kupën e Italisë ndaj Breshias e ka bërë edhe një tjetër fëmijë i famshëm. Kevin Martins.

Ai është djalë i ish-sulmuesit të Interit në fillimin e viteve 2000, Obafemi Martins, i njohur nga të gjithë si Oba-Oba.

Kërcimet e tij pas golave ishin të famshme në ato vite dhe Keivn shpreson që të ketë të njëjtën karrierë si i ati.

Por ndryshe nga Obafemi i cili ishte sulmues qendre, i biri luan si anësor sulmi në të djathtën.

Fillimi ishte i mirë, pasi ai që në minutën e 5 të ndeshjes dha asistin për golin e avantazhit të shënuar nga Kiriakopulos. Monza fitoi me shifrat 3-1 dhe ia doli të kalonte në turin tjetër të turneut, mes 16 skuadrave më të mira të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat