Zbulohet skema e re

Futboll

Zbulohet skema e re

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:07
Carlo Ancelotti

The Athletic ka zbuluar planet e trajnerit Carlo Ancelotti për derbin e Real Madrid me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone, Atletico Madrid.

Tekniku italian do të vuajë mungesën e yllit të sulmit, Kylian Mbappe, aktualisht i dëmtuar.

Ai po planifikon të zëvendësojë francezin me Luka Modric në formacionin e titullarëve.

Më saktësisht, Ancelotti do të luajë me sistemin 4-4-2, pra me mesfushën me katër lojtarë, gjë që e ka bërë edhe sezonin e kaluar.

Me këtë modul, Modric do të shoqërojë Valverden në mesfushë, duke lejuar Jude Bellingham të luajë më përpara. Vinicius dhe Rodrygo do të jenë titullarët në sulm, ashtu si sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat