Juventus ka nënshkruar kontratë të re me talentin belg, Samuel Mbangula.
Kjo kontratë do të mbaj belgun në klubin italian deri në vitin 2028.
Këtë lajm e ka bërë të ditur skuadra e Juventusi përmes një postimi në rrjetin social X-(ish Twitter).
Futbollisti vjen nga klubi i të rinjve dhe këtë edicion ka debutuar me sukses me “Zonjën e Vjetër”.
Në katër ndeshje të luajtur në Serie A, ai ka realizuar një gol dhe dy asistime.
Kjo ka bërë që klubi të vazhdoj edhe kontratën e tij.