Trajneri Fonseca konfirmon dëmtimin!

Futboll

Trajneri Fonseca konfirmon dëmtimin!

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:59
Fonseca

Alvaro Morata ka sërish probleme.

Sulmuesi i Milanit po vuan nga një tjetër shqetësim dhe pritet të mungojë në ndeshjen e së premtes me Lecce në Serie A.

Këtë e konfirmoi trajneri Fonseca, i cili u shpreh se spanjolli ka pësuar disa mavijosje të vogla gjatë stërvitjes dhe ka një inflamacion.

Morata pritet të përfshihet në listën e lojtarëve nëse rikuperohet shpejt, por nuk pritet titullar. Madje, me shumë mundësi nuk do të jetë gati as për transfertën në Leverkusen për Champions League.

Fonseca ka konfirmuar se Luka Jovic gjithashtu nuk është gati për lojë, kështu që pritet që Milani t’i kthehet modulit 4-2-3-1 me sulmues Tammy Abraham dhe me Reijnders si trekuartist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat