Eintracht Frankfurt ndali vetëm një pikë si vendas në hapje të edicionit të ri të Europa League.
Skuadra gjermane ka befasuar për të keq në fund, duke luajtur baras (3:3) me Plzenin nga Çekia.
Pjesa e parë mbyllet baras (1:1).
Ekitike shënoi në minutën e 38-të por skuadra çeke kundërpërgjigjet menjëherë dhe barazoi në minutën e 41-të me golin e Sulc. Vendasit shpërthejnë në pjesën e dytë me dy gola.
Dina Ebimbe (62') e Kristensen (67') shënojnë për 3:1.
Skuadra çeke ka treguar klasin e saj në minutat e fundit duke barazuar rezultatin.
Autorë të golave janë Adu (86') e Jemelka (90+3').