Napoli mposht me lehtësi Palermon, vazhdon tutje në Kupën e Italisë
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, sonte shënoi fitore bindëse para tifozëve vendas, duke e mposhtur Palermon me rezultat 5:0.
Cyril Ngonge realizoi dy gola të shpejtë në minutat 7′ dhe 12′, ndërsa Juan Jesus shënoi golin e tretë në minutën e 42-të, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-0.
Në pjesën e dytë, Napoli shënoi edhe dy gola të tjerë, me David Neres 70′ dhe Scott McTominay 77′.