Tottenhami fare nuk e ndjeu mungesën e një futbollistit nga minuta e 8-të, për faktin se Dragusin është përjashtuar direkt me karton të kuq.
82 minuta me një lojtar më pak megjithatë Tottenham shkëlqeu dhe e shpartalloi me rezultat 3:0 Qarabagun nga Azerbajxhani.
Mysafirët patën rastin më të mirë në minutën e 58-të por Bayramnov dështoi nga penalltia.
Johnson (12'), Sarr (53') e Solanke (68') shënuan për fitore e thellë të skuadrës londineze.
Atmosferë e mirë në Londër dhe një Tottenham që tregoi lojë dhe u pa se cilësia është në anën e tyre kur kihet parasysh se 82 minuta luajtën pa një lojtar.
Tottenham e nisi me fitore edicionin e ri në Europa League.