Tottenham - 82 minuta pa një lojtar, shpartallon Qarabagun

Futboll

Tottenham - 82 minuta pa një lojtar, shpartallon Qarabagun

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 23:26
Tottenham

Tottenhami fare nuk e ndjeu mungesën e një futbollistit nga minuta e 8-të, për faktin se Dragusin është përjashtuar direkt me karton të kuq. 
82 minuta me një lojtar më pak megjithatë Tottenham shkëlqeu dhe e shpartalloi me rezultat 3:0 Qarabagun nga Azerbajxhani.

Mysafirët patën rastin më të mirë në minutën e 58-të por Bayramnov dështoi nga penalltia.

Johnson (12'), Sarr (53') e Solanke (68') shënuan për fitore e thellë të skuadrës londineze. 

Atmosferë e mirë në Londër dhe një Tottenham që tregoi lojë dhe u pa se cilësia është në anën e tyre kur kihet parasysh se 82 minuta luajtën pa një lojtar.

Tottenham e nisi me fitore edicionin e ri në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat