Rangers-i e ka nisur me fitore rrugëtimin në Europa League.
Klubi skocez ka mposhtur me shifrat 0-2 Malmon, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Nedim Bajrami.
Ky i fundit shënoi golin e tij të parë me fanellën e Rangers-it pas vetëm 55 sekondash lojë.
Klubi nga Skocia ka përshëndetur rivalët në “Twitter” me foton e mesfushorit shqiptar duke festuar me shqiponjë.
Nuk ka munguar as ironia, teksa kanë shkruar: “Faleminderit për pritjen e ngrohtë Malmo! Po na mungoni që tani”.