Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka sot mbush 32 vjet.
Njëkohësisht futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, ka pranuar urime të shumta në këtë ditë të veçantë.
Ishte dhe Leverkuseni që uroi përzemërsisht Xhakën.
“Urime ditëlindjen i dashuri Granit. Një vit të suksesshëm, ku shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë”, ka shkruar në X skuadra gjermane.