Ish-ylli i Liverpool-it, Jamie Carragher, ka akuzuar Arsenal-in se bën me hile për të fituar.
Carragher ka akuzuar trajnerin e Topçinjve, Mikel Arteta se po ndjek drejtimin e Jose Mourinhos për të gjetur mënyra për të fituar.
“Mourinho ishte gjithmonë përpara të gjithëve për sa i përket përpjekjes për të fituar një avantazh në çdo mënyrë”, tha Carragher për SkyBet.
“Ka një gjë që vërej se Arsenali e bën më shumë se kushdo tjetër. Nuk e di nëse statistikat më mbështesin, mendoj se portieri bie në tokë shumë më tepër se portierët e tjerë në situata të tensionuara.
“Rregulli është se një portier nuk mund të largohet jashtë fushës për marrë ndihmën e stafit mjekësor, kështu që padyshim Arsenal-i po e përdor këtë më shumë se kushdo tjetër. Unë shoh që Raya bie në tokë në situata presioni”.
I ulur përkrah Carragher, Paul Scholes pyeti: “Të bësh me hile, kështu quhet apo jo, Jamie?”.
Carragher u përgjigj: “E the ti, jo unë”.