Ngjarjet e shëmtuara të dhunës që shoqëruan derbin e Kupës së Italisë mes Xhenoas dhe Sampdorias, kanë sjellë masa drastike nga autoritetet italiane.
Prefekti i qytetit të Xhenovës ka vendosur që të mos lejojë tifozë në stadium në ndeshjen e radhës të Xhenoas në Serinë A.
Ndeshje kjo që përkon me sfidën e kësaj të shtune kundër Juventusit, që pritej me shumë entuziazëm nga tifozeria vendase, por e cila do të jetë e detyruar ta shohë nga TV duelin.
Ndeshja në fjalë do të luhet me tribuna të boshatisura, një sinjal i qartë se sjellje si ato para dhe pas derbit ku u regjistruan përplasje të dhunshëm mes tifozerive dhe pat dhjetëra të plagosur, nuk duhej të përsëriteshin më.
Edhe Sampdoria do të vuajë njëlloj për tifozerinë e vet, pasi e njëjta mase drastike pritet të merret në takimin e saj të radhës si pritëse, atë ndaj Juve Stabia në Serinë B.