Interi i vendosur, holandezit i zgjatet kontrata deri në vitin 2028

Futboll

Interi i vendosur, holandezit i zgjatet kontrata deri në vitin 2028

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 16:23
Denzel Dumfries

Denzel Dumfries sigurisht që ka hasur në vështirësi në rrugën e tij tek Inter, por sot ai është ende një pikë e fortë e skuadrës së Simone Inzaghit dhe klubi është i bindur se ai mund të jetë i tillë edhe në të ardhmen e afërt, prandaj është i gatshëm për t’i zgjatur kontratën.

Sipas Fabrizio Romanos, anësori i djathtë holandez ka arritur një marrëveshje me Giuseppe Marottan, drejtuesit dhe pjesën tjetër të klubit për një rinovim deri më 30 qershor 2028, duke zgjatur kështu afatin me 3 vjet.

Në fakt, që nga janari, ish-lojtari i PSV-së do të kishte qenë i lirë të bënte një marrëveshje me çdo ekip tjetër dhe më pas të thoshte lamtumirë për një transferim të lirë në verë.

Interi arriti ta shmangte këtë rrezik dhe tani është gati t'i rikthehet suksesit edhe në fushë. Nesër megjithatë, Dumfries mund ta nisë ndeshjen në pankinë, duke i lënë vend Darmianit.

Ka një konkurrencë të shëndetshme mes të dyve dhe asnjëri prej tyre nuk është i pazëvendësueshëm: trajneri zikaltër i alternon shpesh, duke i pushuar me radhë dhe duke zgjedhur në bazë të karakteristikave të kundërshtarit.

Në stadiumin e Udineses duhet të jetë radha e italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat