Suhareka pas katër fitoreve e një barazimi, ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:0 ndaj Suharekës dhe i afrohet kreut të tabelës.
Blendi Baftiu ka shënuar në minutën e 27-të nga penalltia, Ahmed Januzi në atë të 50-tën dhe Arbnor Ramadani (90').
Llapi kryeson me 13 pikë, pasojnë Malisheva me 13 (një ndeshje më pak), Suhareka 13 (një ndeshje më pak).