Duket se lojtarët shqiptarë po kalojnë një formë të mirë në kohët e fundit.
Pas golit të shënuar nga ana e Bajramit në Europa League dhe përfshirjes në formacionin e javës, Mario Mitaj do të kërkojë të njëjtin sukses te Al Itthad.
Një performancë mbreslënëse në Kupë dhe sot vjen debutimi i madh në kampionat.
Al Itthad do të luajë nga ora 20:00 kundër Al Khaleej dhe Mitaj pritet nga minuta e parë pas dëmtimit të Al Mousa dhe Danilo Pereira.
Pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë asist nga shqiptari për sulmuesin e njohur dhe shokun e tij të ekipit, Benzema.