Dede me ndihmës nga Azerbajxhani, në staf i bashkohet Alijev

Futboll

Dede me ndihmës nga Azerbajxhani, në staf i bashkohet Alijev

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:41
Pamje

Bylisi tashmë është i fokusuar totalisht te sfida e radhës në shtëpi, me verdheblutë e Elbasanit, takim që starton në orën 16:00, në “Adush Muçaj”. Me grupin janë të gjithë lojtarët, ndërsa ballshiotët kanë shtuar stafin, teksa pas Nevil Dedes kanë zyrtarizuar edhe një pjesëtar të ri të stafit të tyre.

Bëhet fjalë për azerbajxhanasin Rauf Alijev, që ka qenë një lojtar i spikatur në shtetin e tij, madje duke veshur edhe fanellën e Kombëtares, ndërsa ai do të jetë trajner te Bylisi U-21, por edhe pjesë e stafit të skuadrës së parë mallakastriote.

Pas Dedes dhe me 51-vjeçarin, të cilën eksperiencën pritet që ta vërë në shërbim të klubit mallakastriot, e tërë vëmendja kalon te sfida e javës së shtatë të kampionatit. Alijev ka nisur menjëherë nga puna në Ballsh, ndërsa lëvizjet e fundit kanë rritur interesin edhe në seancat stërvitore të mallakastriotëve.

Skuadra është grumbulluar dhe ndodhet në regjim të rreptë në prag të duelit me verdheblutë, ndërsa presidenca ka kërkuar zbatimi me rigorozitet të agjendës.

Në seancat e këtyre ditëve ka qenë prezent edhe vetë presidenti Besnik Kapllanaj, i shoqëruar me zyrtarët e tjerë të klubit bardhekuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat