"Ndoshta para ndeshjeve të kombëtares do të jetë sërish i disponueshëm”!
Prej katër vitesh liderët e padiskutueshëm të Premier, Manchester City dhe Pep Guardiola po përgatiten të përballen me Neëcastle në xhiron e gjashtë të kampionatit.
Fitorja e rrëmbyer ndaj Watford pa shumë përpjekje dhe me një formacion jashtëzakonisht të ripunuar do t'i lejojë trajnerit spanjoll të Qytetarëve të propozojë linjën më të mirë të mundshme të titullarëve për të mos u kapur në renditje nga Magpies.
"Newcastle janë gjithmonë mbresëlënës. Ata janë një nga kundërshtarët më të ashpër dhe më të fortë, si në shtëpi ashtu edhe jashtë, por mbi të gjitha jashtë... Jemi gati për betejën", theksoi Guardiola në konferencën për shtyp.
Ndërkohë, nuk vijnë lajme të mira përsa i përket situatës me Kevin De Bruyne, i cili është përjashtuar nga udhëtimi i nesërm në Neëcastle: “Jo, ai nuk është gati të luajë", zbuloi Pep. "Ndoshta para pushimit ndërkombëtar do të jetë sërish i disponueshëm”.