Skuadrës shqiptare i pezullohet fusha në Maqedoni të Veriut 

Futboll

Skuadrës shqiptare i pezullohet fusha në Maqedoni të Veriut 

Nga: K. Goca Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:59
Pamje nga ndeshja

Çudia në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Skuadrës shqiptare Bashkimi të Kumanovës i është pezulluar fusha.

“Pas Kavadarit dhe Negotinit radha e suspendimit të fushës në Kumanovë, për ekipin e Bashkimit.

Fusha e Bashkimit është pezulluar për faktin se pas ndeshjes ndaj Bellasicës (1:1), arbitrave iu bllokua rruga për në teshatore, si dhe u dëmtua edhe vetura”, ka shkruar mediumi maqedonas “Ekipa”.

“FFM njofton se Komisioni i Garave të FFM-së në seancën e sotme ka marrë vendim sipas neneve 41, 42 dhe 75 të Rregullores së Garave të FFM-së për pezullim të stadiumit të Bashkimit të Kumanovës për shkak të prezencës së jozyrtarëve në fushë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në javën e IV-të Ligës së Dytë ndërmjet skuadrave të KF Bashkimit 1947 – Bellasica, të luajtur më 25 shtator në Kumanovë.

Stadiumi në Kumanovë është i pezulluar deri në marrjen e vendimit nga KG e FFM-së. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat