Partizani ka kryer sot një hakmarrje të vogël për finalen e humbur në sezonin e kaluar, teksa ka mundur në shtëpinë e saj Egnatian, duke e kaluar në renditjen e Superiores në atë që ishte ndeshja e parë e javës së shtatë.
Të dy skuadrat vinin pas një barazimi zhgënjyes në kampionat në javën paraardhëse por në sfidën e sotme ishte Partizani që u shfaq shumë më ngulmues duke kërkuar golin dhe duke e gjetur atë me anë të Ismailit.
Më pas të kuqtë administruan me qetësi shifrat duke tentuar të mbanin larg portës rrogozhinasit, të cilët kanë humbur shkëlqimin e tyre në fazën ofensive.
Goli në kundërsulm me Bintsuka në pjesën e dytë ia bëri punën më të thjeshtë kryeqytetasve të cilët rrallëherë u rrezikuan me Qirkon i cili u vu në vështirësi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, kur fati i saj ishte vendosur.
EGNATIA-PARTIZANI 0-2
20′ Ismaili, 60′ Bintsuka.