Barcelona dënohet nga UEFA

Futboll

Barcelona dënohet nga UEFA

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 18:25
Flick

Barcelonës do t’i ndalohet të shesë bileta për ndeshjen e ardhshme si mysafire në Ligën e Kampionëve, shkaku i sjelljeve raciste të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Monacos.

Barcelona është dënuar me gjobë prej 10 mijë eurosh dhe i është ndaluar të shesë bileta për ndeshjen e ardhshme si mysafire, që e luan ndaj Zvezdës në Beograd.

Një pjesë e tifozëve të Barcelonës kishin shpalosur një baner me mbishkrimin “Heil Flick”, që në shqip përkthehet si “Përshëndetje”, një gjest që është i lidhur me konotacione naziste.

Dënimi është dhënë nga UEFA, me Barcelonën që edhe më herët ishte suspenduar për sjellje të tilla në takimin ndaj PSG-së në prill.

Klubi ishte akuzuar me sjellje raciste të tifozëve, dëme të shkaktuara dhe hedhjen e fishekzjarreve në “Parkun e Princave”. Barça ishte dënuar me 32 mijë euro për këto sjellje.

“Klubi njofton se do të pranojë këtë sanksion. Klubi po ashtu premton se do t’ia kthejë paratë atyre që tashmë kishin paguar për biletat e ndeshjes ndaj Zvezdës, shkruan Barcelona në një komunikatë zyrtare.

Klubi, me dijeni të këtyre sjelljeve, ka premtuar se do t’i shtrëngojë më shumë masat e rrepta dhe premton se këso ngjarje s’do të ndodhin më në të ardhmen.

UEFA ia ka shtuar edhe një dënim me kusht Barcelonës, i cili do të aktivizohet nëse klubi thyen rregullat edhe një herë brenda 12 muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat