Rrapaj pas fitores: Ndikoi derbi? Tirana ishte më agresive

Futboll

Rrapaj pas fitores: Ndikoi derbi? Tirana ishte më agresive

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 18:39
Arinaldo Rrapaj dhe Tedi Cara

Partizani mposht Egnatian me rezultatin e pastër 0-2 në Rrogozhinë duke u rikthyer të rruga e 3 pikëve. Ismaili dhe Binstouka në secilën pjesë ishin autorët e golave. Në përfundim të ndeshjes, mesfushori Arinaldo Rrapaj foli për RTSH Sport.

“E përgatitëm shumë mirë ndeshjen. E analizuam kundërshtarin. Fituam mesfushën me pasime dhe presing të mirë. Ne patëm një rast me Mehmetin, nuk shënuam, por na dha moral. Grinta e djemve më pëlqeu pasi kemi nevojë. Këtë ndeshje treguam seriozitet dhe arritëm fitoren.

Ka ndeshje që na del loja për të shënuar unë apo Cara. Ne njihemi mirë në fushë, kualitetin e kemi për ato kombinime. Por, gjatë ndeshjes ka probleme që nuk na del loja. Mundohemi gjithmonë të futemi në zona të ngushta e të bëjmë kombinime.

Ndikoi derbi? Ne kërkojmë më të mirën, nese nuk jam siç duhet e mbaj kokën poshtë për të treguar veten më pas. Tirana ishte më agresive se ne dhe fitoi duelet. Këtë ndeshje e morëm seriozisht dhe kur shënuam golin e parë fituam besimin të gjithë.

Ne duhet t’i japim besim ekipit pasi jemi më të vjetër në ekip. E njohim kampionatin dhe nuk besoj se mund të quhemi të rinj pavarësisht moshës. Kjo është detyra jonë, të kombinojmë cilësitë tona”, tha Rrapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat