Rodri pësoi një lëndim të rëndë në ndeshje me Arsenalin, i cili do të mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Futbollisti spanjoll gjatë ditës së sotme u operua në Madrid dhe fatkeqësisht rezultat ishin edhe më të këqija se sa ishte pritur.
“Fatkeqësisht Rodri mori rezultatin më të keq. Ai u operua sot në mëngjes.
Ky sezon ka përfunduar për Rodri.
Sezonin e ardhshëm, ai do të jetë këtu”, ka thënë Pep.
Fituesi i Evropianit ka probleme me ACL-në.
Ai ishte një ndër favoritët kryesorë edhe për të fituar Topin e Artë, mirëpo ky lëndim do t’i bëjë dëm atij.