Klubi i futbollit Vushtrria ka konfirmuar se Anis Kollari është operuar me sukses.
Klubi beson e shpreson se Kollari së shpejti do të rikthehet në fushë.
“Stafi i klubit FC Vushtrria ishte sot për ta vizituar Anis Kollarin i cili ka përfunduar operimin në gjurin e tij me sukses.
Të gjithë ne në FC Vushtrria i dëshirojmë Anisit shërim të shpejtë dhe mezi presim ta shohim sërish në fushë, duke dhënë maksimumin për ekipin!”, ka njoftuar FC Vushtrria.