Milani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 3:0, Lecces e Ylber Ramadanit.
Kuqezinjtë e Fonsekës arritën të shënonin 3 gola për 5 minuta në pjesën e parë, duke siguruar 3 pikë të arta.
Serinë e golave e hapi Morata në minutën e 38-të, për t’u pasuar nga golat e Teo Hernandez dhe Pulisiç në minutat 41 dhe 43.
Fragmenti i dytë i ndeshjes nuk prodhoi gola, ndërkohë që kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, Bartesaghi i aktivizuar në minutën e 75-të, u ndëshkuar me karton të kuq, pas një ndërhyrje të gabuar.
Për sa i përket Ramadanit, ai u aktivizua titullar në këtë përballje, por pa mundur të linte gjurmë.
Duelin e radhës Milani do e luajë në transfertë ndaj Fiorentinës, ndërsa Leçe luan sërish në transfertë, kësaj here ndaj Udinezes.