Skuadra e futbollistit shqiptar triumfon me përmbysje në kampionat

Futboll

Skuadra e futbollistit shqiptar triumfon me përmbysje në kampionat

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 23:07
Mario Mitajt

Al Itihadi i Mario Mitajt mposhti me përmbysje 4-1 skuadrën e Al Khalej, në duelin e vlefshëm për javën e 5-të në Arabinë Saudite. 

Futbollisti kuqezi, u aktivizua si titullar në këtë përballje, teksa ndryshe nga Kombëtarja që luan në krahun e majtë, te skuadra e tij e re është pozicionuar i mesfushor para mbrojtjes, në skemën 4-2-3-1. 

Mitaj luajti gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje dinjitoze.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për miqtë, ndërkohë që në fragmentin e dytë, Al Itihadi shënoi 4 herë me Benzema, Aouar, Bervajn dhe Al Ghamdi.  Kjo ishte fitorja e 4 në pesë javë për skuadrën e futbollistit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat