Tirana me dy seanca në ditë, fiksohen titullarët për duelin ndaj Skënderbeut

Futboll

Tirana me dy seanca në ditë, fiksohen titullarët për duelin ndaj Skënderbeut

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 23:16
Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi është duke bërë gati Tiranën e tij për sfidën me Skënderbeun. Ekipi prej dy ditësh është duke kryer dy seanca stërvitore.

Korçari për këtë sfidë nuk do të ketë në dispozicion Ermal Metën në përballjen me ishekipin e tij edhe ai është stërvitur.

Me shumë mundësi, Shkëmbi nuk do ta rrezikojë mesfushorin për këtë sfidë. Pjesa tjetër e grupit do të jetë ajo e sfidës kundër Partizanit. Dilema e vetme është nëse Shkëmbi do të aktivizojë nga minuta e parë Tolën në vend të Metës apo do të kthehet me 3-4-3 dhe Prengaj në repartin e sulmit. Kujtojmë që 6 barazime resht në gjashtë javë kampionat ka ekipi i Tiranës.

Bardheblutë dhe Laçi janë dy skuadrat e vetme pa fitore këtë kampionat.

Bardheblutë duhet të luajnë me Skënderbeun, Teutën dhe e mbyllin fazën e parë me Dinamon, në derbin tjetër të kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat