Shkëlqen portieri cërrikas Vokli Laroshi

Futboll

Shkëlqen portieri cërrikas Vokli Laroshi

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 23:19
Vokli Laroshi

Portieri i talentuar, 23-vjeçari cërrikas, që ka dalë nga Turbina, Vokli Laroshi, po shkëlqen tek skuadra e Llapit në Kosovë.

Pasi i ka zënë vendin e Avdylit, portieri Laroshi ka bërë tre paraqitje shumë të mira në tre takimet e fundit si titullar me Llapin.

Laroshi ka treguar një formë shumë të mirë, duke mos pësuar gol në takimet me Dritën, Ferizaj dhe me Suhareken. Pra 270 minuta pa pësuar gol ky portier, që ka cilësi shumë të mira. Jo vetëm kaq, por ekipi i Llapit i ka fituar këto tre ndeshje dhe tashmë ka gjithsej trembëdhjetë pikë dhe është pretendentë në Superligën kosovare.

Paraqitjet e gardianit me të ardhme të madhe, që ka qenë pjesë e shpresave të Shqipërisë dhe i ekipit të Partizanit, ka marrë jehonë të madhe dhe në Kosovë. Specialistët e kanë vlerësuar shumë këtë portier, gjithashtu dhe drejtuesit e klubit kosovar e kanë përgëzuar këtë talentë, që tashmë e ka blinduar portën e Llapit dhe është bërë një pikë kyçe për këtë ekip.

Laroshi premton shumë në të ardhmen dhe do kërkojë ta mbajë të pa prekur portën e tij dhe në sfidën e radhës me Ballkanin dhe në takimet e tjerat në vazhdim . Portieri cërrikas ndihet i lumtur me këto paraqitje dhe shpreson që të vazhdojë kështu, duke treguar se punë dhe vetëm me punë arrihen sukseset e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat