Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

Futboll

Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 23:23
Pamje nga ndeshja

Sparta e Pragës u mposht me rezultatin 2-3 në duelin ndaj Sigma Olomouc, ku në fushën e lojës zbritën 4 futbollistë shqiptarë.

Qazim Laçi e nisi si titullar, ndërkohë që Tuci, Rrahmani dhe Krasniqi e nisën nga stoli, me këtë të fundin që shënoi golin e dytë për Spartën.  

Krasniqi gjeti rrugën e rrjetës në minutën 90+1 pas asistit të Rrahmanit, por goli i sulmuesit shqiptar të Kosovës, vlen sa për statistikë, pasi skuadra e tij nuk arriti të dilte me pikë nga ky duel.  

Kjo ishte humbja e parë në këtë sezon për Spartën e Pragës, që humbi edhe vendin e parë, me kampionat që kryesohet nga Slavia e Pragës, që ka pikë të barabarta, por me 1 ndeshje me pak për t’u luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat