Muhamed Sejdini: Ja si ndodhi sulmi nga personat e maskuar

Futboll

Muhamed Sejdini: Ja si ndodhi sulmi nga personat e maskuar

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 23:59
Muhamed Sejdini ë

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini është sulmuar nga persona të panjohur pasditën e kësaj të premte.

Gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal.

“Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin ballkanika dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë.

Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”, tha Sejdini për Klan Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat