Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar sërish gol në elitën e futbollit rumun. Selmani realizoi gol në barazimin 2:2 të Dinamo Bukureshtit ndaj Botosanit.
Selmani e realizoi golin e parë për Bukureshtin në minutën e 28-të.
Dy minuta më pas, Selmani u ndëshkua me karton të verdhë. Ai luajti vetëm në pjesën e parë.
Te Botosani e kompletoi ndeshjen Rijad Sadiku.
Për Selmanin këtë edicion ishte goli i gjashtë i realizuar në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me katër asistime.