Me ndeshjen Newcastle United – Manchester City fillon xhiroja e gjashtë në Premier League.
Është kjo njëra prej ndeshjeve më interesante të fundjavës në futbollin anglez.
Newcastle e Manchester City përballen të shtunën nga ora 13:30, ndërsa fitoren e kërkojnë të dy skuadrat.
Në xhiron e kaluar City barazoi në derbi me Arsenalin. Por goditje dukshëm më e rëndë ishte lëndimi i Rodrit, lojtarit kryesor të skuadrës. Ai nuk do të luajë më këtë edicion.
City është lider me 13 pikë, ndërsa Newcastle ka 10 pikë në pozitën e gjashtë. Dallimi në pikë në kreun e tabelës nuk është i madh.
Newcastle kërkon të reagojë pas humbjes 3:1 që e pësoi fundjavën e kaluar.
Interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes Arsenalit dhe Leicester Cityt, që zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.
Chelsea takohet me Brightonin, ndërsa Liverpooli nga ora 18:30 është mysafir i Wolverhamptonit.
Të dielën prej orës 17:30 është takimi mes Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.
Dy skuadrat e mëdha janë në mesin e tabelës, ndërsa kërkojnë fitore për t’iu afruar kreut.