Teuta në sprovë

Futboll

Teuta në sprovë

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Ditën e sotme Superiorja do të vijë me 2 takime mjaft të luftuara. Pas Egnatia – Partizani të zhvilluar ditën e djeshme, sot do të jetë radha e Laçit dhe Teutës që në orën 16:00 të zbresin në fushën e lojës.

Kurbinasit pas situatës aspak të qetë në këtë sezon do të kërkojnë fitoren e parë sezonale ndaj durrsakëve.

Ndërkohë nga ana tjetër “Djemtë e Detit” pas dy javëve të fundit ku kanë marrë vetëm 1 pikë kanë detyrim fitoren.

Në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”, ku Dinamo do të përplaset me Vllazninë. 2 ekipe mjaft simpatike në këtë sezon do të vihen përballë njëra –tjetrës për 3 pikët e javës së 7-të të Superiores.

Shkodrandët vijnë si kryesuesit e kampionatit, ndërsa përballë gjen “djemtë” e Ilir Dajës që në 4 ndeshjet e fundit nuk e njohin humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat