Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi po tregojnë një formë të mirë për Sparta Pragën, edhe pse skuadra e tyre humbi në një ndeshje të ngushtë kundër Sigma Olomouc me rezultatin 2:3.
Të dy lojtarët u aktivizuan në pjesën e dytë të ndeshjes, ku ndikuan drejtpërdrejt në përpjekjet e ekipit për të përmbysur rezultatin, shkruan Olle..
Albion Rrahmani asistoi në një prej golave të ekipit, nga ana tjetër, Ermal Krasniqi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spartës, arriti të shënojë, duke e mbajtur Spartën brenda në lojë.
Megjithatë, përkundër këtyre kontributeve, Sparta Praga nuk arriti të shmangte humbjen.
Sigma Olomouc ruajti epërsinë e tyre dhe siguroi një fitore të rëndësishme.