Dukagjini do të presë Dritën në Klinë për një përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Kjo ndeshje pritet të jetë sfiduese për skuadrën e Zekirija Ramadanit, që është në super formë pas dy fitoreve të fundit në derbi,.
Megjithatë, asgjë nuk do të jetë e lehtë për bardhekaltërit në përballjen ndaj Dukagjinit.
Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi po përballet me rezultate negative kohët e fundit dhe do të kërkojë çdo mundësi për të marrë pikë nga kjo ndeshje.
Takimi pritet të nisë në orën 15:00 dhe do të jetë një sfidë e madhe për të dy ekipet.