Sot (e shtunë) do të zhvillohen ndeshet e javës së 6-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Ndeshjet do të fillojnë prej orës 14:00.
Skuadra e Bashkimit do të përballet me Vardar Negotinën. Ndeshja do të luhet në Strumicë, pasi stadiumi i kësaj skuadre është pezulluar, pas incidentit që ndodhi të mërkurën kundër Ohridit.
Skuadra kumanovare do të tentojë të vazhdoj me serinë e fitoreve si mysafirë për të mbajtur hapin për kreun e e tabelës. Ky mision nuk është i pamundur kur kihet parasysh forma e dobët e Vardarit dhe zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjënëse.
Nga ana tjetër Arsimi pas fitores ndaj Pobedës si mysafirë do të synojë vazhdimësinë, teksa përballë gjen Sasën në Kamenicë. Çegranasit janë në formë shumë të mirë dhe në seri të shkëlqyeshme të rezultateve pozitive. Edhe kjo ndeshje fillon në ora 14:00.
Ja takimet: Vardar N.-Bashkimi, Sasa-Arsimi, Skopje-Bregallnica, Pobeda-Ohrid, Novaci-Bellasica, Osogovo-Borec, Vardaski-Makedonija GJP, Kozuv-Detonit.