Një dilemë për Brdariçin!
Vllaznia do të zbresë sot në fushë me formacionin që mundi Bylisin.
Bardariç kishte një dilemë, por Sala është në avantazh ndaj Kahrimanoviç, pasi ky i fundit vjen nga dëmtimi. Mungesat e shkodranëve në këtë sfidë janë Deliu dhe Gruda.
Para Qarrit luajnë Gurishta, Jago, Stojanoviç e Juriç, në mesfushë Krymi, Qato dhe Sala, ndërsa në sulm do të jetë treshja e përbërë nga Delaj, Mala dhe Balaj.