Partizani ia doli të rikthehet te fitorja në kampionat pas 3 barazimesh. Të kuqtë triumfuan 2-0 ndaj kampionëve në fuqi dhe në këtë mënyrë u marrin rrogozhinasve vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Por pavarësisht rezultatit, stafi i të kuqve është mjaft i shqetësuar. 3 titullarë ndaj Egnatias u detyruan të linin ndeshjen në mes. Kjo pasi nuk ia dolën të luajnë 90-të minutat e plota, teksa dëmtimet kthehen në “makth” për kryeqytetasit.
Adnard Mehmeti pati një problem shëndetësor, ndërsa edhe Hadroj luajti me temperaturë dhe e kishte të pamundur të ishte deri në fund. Ndërsa Mba mbeti i dëmtuar pas një dueli me Malotën. Gjendaj e këtij të fundit duhet të shihet në ditët në vazhdim, teksa për dy të paret situata duket më pak shqetësuese.
Kujtojmë se Partizani ndeshjen e radhës do ta luajë në shtëpi në “Arenën e Demave”. Kundrshtari i kryeqytetasve do të jetë Bylisi, takim që do të zhvillohet me 5 tetor dhe është i lefshëm për javën e 8-të të Superiores.