Ballkani i bën konak Ferizajt

Futboll

Ballkani i bën konak Ferizajt

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 11:43
Ferizaj

Superliga e Kosovës në futboll është rikthyer këtë javë me xhiron e shtatë, e cila u hapë dje në Podujevë.

Llapi triumfoi bindshëm ndaj Suharekës me shifrat prej 3-0,.

E sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera të kësaj xhiro, të cilat luhen në Klinë dhe në Suharekë.

Dukagjini e pret Dritën, derisa Ballkani do t’i bëj konak Ferizajt.

Ky duel do të jetë i treti në krye të Ballkanit për Artim Pollozhanin, i cili e zëvendësoi Ilir Dajën.

“Pollo” fitoi ndaj Prishtinë minimalisht, derisa po minimalisht u mposhtë edhe nga Drita në Gjilan.

Në anën tjetër, Ferizaj i Arsim Abazit e ka vetëm një fitore gjatë këtij edicioni të Superligës, dhe atë në xhiron e parë ndaj Feronikelit ’74.

Fitoren, Ferizaj shumë vështirë e ka pasur ta gjejë edhe ndaj tri herë kampionit të Kosovës, Ballkanit. Në fakt, fitorja e fundit e “Ujqërve” ndaj portokallezinjëve suharekas daton në vitin 2019.

Në ndeshjen që luhej në Suharekë, Ferizaj fitonte 4-2.

Në total, këto dy ekipe janë përballur 10 herë në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani ka 5 fitore, Ferizaj tri, teksa dy ndeshje tjetra janë mbyllur me shifra të barabarta.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave është zhvilluar në maj të 2023-ës, me Ballkanin që triumfonte 2-0.

Për momentin, Ballkani zë pozitën e pestë në tabelë me 10 pikë, aq sa ka edhe Prishtina një pozitë më lartë.

Ferizaj pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë me katër pikë të tubuara në gjashtë ndeshje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat