Dumfries tek Interi deri në vitin 2028

Futboll

Dumfries tek Interi deri në vitin 2028

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 11:45
Denzel Dumfries

Interi dhe agjentët e Denzel Dumfries kanë mbyllur me sukses marrëveshjen për rinovimin e kontratës së holandezit deri në vitin 2028!

Optimizmi ishte i dukshëm në ditët e fundit, por tani holandezi është gati të nënshkruajë zgjatjen e bashkëpunimit me klubin zikaltër.

Njoftimi zyrtar do të bëhet bërë në ditët në vijim, ndërsa  Dumfries do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës, që me kontratën e re shkon në 4 milionë në vit (krahasuar me 2.5 milionët aktuale).

Ish-lojtari i PSV-së mbërriti në Milano në vitin 2021. Në Serinë A ai ka luajtur 102 ndeshje me 11 gola dhe 17 asistime me fanellën e Interit. Në total ai ka bërë 137 paraqitje për zikaltërit duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Këtë vit, Dumfries ka bërë 4 paraqitje deri më tani: madje ka shënuar një gol kundër Monzas në barazimin 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat