Bayern synon të ribëhet “mbreti” i Bundesligës

Futboll

Bayern synon të ribëhet “mbreti” i Bundesligës

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 12:04
Bayer

12 pikë kundër 9. Bayern Munich dëshiron të kthehet në “mbretin” e Bundesligës, një skeptër i humbur pas më shumë se një dekade fitoresh. Përballë tij është Bayer Leverkusen, skuadra që e ndërpreu dominimin e bavarezëve sezonin e kaluar, madje me një rekord të patëmetë, duke mos humbur asnjëherë gjatë kampionatit që shkoi, i cili e shpalli kampion të Gjermanisë.

Këtë kampionat, tashmë skuadra e Xabi Alonso ka lënë tri pikë ndaj Leipzig-ut, duke humbur kështu kontaktin me kreun e renditjes. Bavarezët zhvilluan 4 ndeshje, duke i fituar të gjitha, madje me rezultate mahnitëse, pa llogaritur 9-2 kumbues ndaj Dinamo Zagrebit në duelin e parë të Champions League. Megjithatë, Bayer Leverkusen është një lloj ekipi tjetër.

Xabi Alonso, në fund të fundit, mund të kishte qenë trajner i Bayern Munich verën e kaluar.

Më pas, ndryshe nga raportet që vinin nga e gjithë Europa, që e donin edhe në stolin e Liverpool-it,  ai vendosi të qëndronte në “Bay Arena”. Ndoshta spanjolli pret që pankina e Real Madridit të lirohet, por të mendosh për këtë është e parakohshme.

Pra, në orën 18:30 të kësaj të shtune, do të startojë ndeshja më e mirë e sezonit të Bundesligës. Sigurisht më e shumëpritura, sepse është një sfidë shumë atipike në krye, pas shumë vitesh me Borussia Dortmundin si rivale të gjigantëve bavarezë, në krye të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat