Morata rruan kokën, zbulohet arsyeja

Futboll

Morata rruan kokën, zbulohet arsyeja

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 12:06
Alvaro Morata

Goditje me kokë, traversë dhe gol. Alvaro Morata zhbllokoi sfidën mes Milanit dhe Lecce, në fund të pjesës së parë. Ky ishte goli i dytë i tij me fanellën kuqezinj. Spanjolli u prezantua në këtë ndeshje me një pamje të re (flokët e prerë) dhe arsyeja lidhet me zemrën e tij të madhe.

Pak orë para ndeshjes, Theo Hernandez kishte zbuluar “look” e ri të Morata, me një “emoji” buzëqeshje në rrjetet sociale.

Sulmuesi iberik i ka rruar flokët për t’iu ngjasuar fëmijëve me kancer në spitalet që viziton shpesh. Ai ka qenë gjithmonë pranë kësaj teme të mprehtë mjekësore dhe sociale, aq sa korrikun e kaluar, gjatë festimeve në Spanjë për fitimin e Kampionatit Europian, u ngjit në skenë me një vajzë të vogël të sëmurë nga kanceri.

Një gol që për këtë arsye arrin në një ditë të veçantë për sulmuesin. Sulmuesi kuqezi e ka festuar edhe së bashku me fëmijët e tij, të ulur në sediljet anash pankinës kuqezi. Morata “rrëshqiti” në fushën e “San Siros” dhe më pas vrapoi për të përqafuar tre djemtë e tij, Leonardo, Alessandro dhe Edoardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat