Granit Xhaka sot udhëton në Allianz Arena

Futboll

Granit Xhaka sot udhëton në Allianz Arena

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 12:18
Granit Xhaka

Sot (e shtunë), zhvillohet ndeshja mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen në Bundesliga, me fillim nga ora 18:30.

Kjo përballje pritet të jetë mjaft e fortë, duke pasur parasysh që të dyja skuadrat janë në formë të mirë dhe synojnë të qëndrojnë në krye të tabelës.

Bayern Munich, me avantazhin e të luajturit në shtëpi, do të kërkojë të marrë tre pikë përballë një Leverkusen që sezonin e kaluar nuk mposhtej nga bavarezët në dy takime.

I gjithë fokusi për shqiptarët mbetet te paraqitja e Granit Xhakës, i cili sot si kampion do shkel fushën e Allianz Arenës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat